Sport
Turpërim historik për Roman e Jose Mourinhos
Demokracia
20:42 | 21 Tetor 2021

Share:

Java e tretë e fazës me grupe të Conference League ka dhuruar rezultate befasuese.

Befasia më e madhe nga ndeshjet e orës 18:45 ka ardhur nga Norvegjia, aty ku Roma është mundur me rezultatin 6-1 nga Bodo/Glimt.

Kjo është humbja më e thellë e pësuar nga një ekip italian kundër një ekipi norvegjez në kompeticionet europiane dhe humbja më e thellë e pësuar nga një skuadër e drejtuar nga Jose Mourinho.

Një natë për t’u harruar për Kumbullën me shokë. Zhgënjen edhe Tottenham, që është mundur 1-0 në fushën e Vitesse. /Demokracia.com\

Të ngjashme