Lajme
“Turp”, Syla: Po e presim komisionin vlerësues për veteranët në krye me Kusarin dhe Simiqin
Demokracia
19:29 | 12 Korrik 2023

Share:

Ish-deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka reaguar pasi në përgjimet e publikuara nga Nacionalja, dëgjohet se si shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, i ankohet Sllavko Simiqit të Listës Serbe, për “fryrjen e listave” të veteranëve të UÇK-së.

Syla, u shpreh se “së shpejti po e presim komisionin rivlerësues për veteranët në krye me Sllavko Simiqin dhe Mimoza Kusarin”.

Sipas tij, deklaratat e Kusarit në përgjime janë të turpshme, transmeton Paparaci.

“Turp për një zonjë që vjen nga një qytet i luftëtarëve dhe martirëve që rrallë ka njohur historia”, shkroi ai në Facebook.

Në përgjime, Kusari-Lila e akuzon kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj se ka fryrë listat e veteranëve.

Për këto akuza, OVL e UÇK-së në Pejë ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për kundërshtimin e këtij pushteti.

Të ngjashme