Lajme
“Turp dhe mjerim”, Çitaku i reagon Sveçlës rreth deklaratës për protestën e veteranëve
Demokracia
13:42 | 15 Korrik 2023

Share:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me deklaratën e sotme të tij, se protesta e veteranëve është organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Çitaku e ka quajtur skandaloze këtë deklaratë të ministrit.

“Skandaloze deklarata e Ministrit Xhelal Zvecla. Ministër, je aty me e mbrojtë rendin, ligjin, Kushtetutën. Jo me i sulmu mediat. Jo me e cënu fjalën e lirë. Po sillesh si Komisar. E për gjuhën kundër veteranëve, spo flas. Turp dhe mjerim”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Të ngjashme