Lajme
Turizmi në Shqipëri, Rama: 4.5 miliardë euro shpenzuan turistët e huaj vitin e kaluar!
Demokracia
18:35 | 06 Shkurt 2025

Share:

Kryeministri Edi Rama publikoi statistikat e raportit të Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve, që sipas të cilave ai tha se turistët shpenzuan 4.5 mld euro gjatë 2024 në Shqipëri.

Në përgjigje të komenteve online Rama tha se turizmi është një industri kyçe për ekonominë shqiptare, që gjeneron miliarda euro dhe hap mijëra vende pune.

Punësimi në sektorin e turizmit është rritur me 14 % krahasuar me periudhën para pandemisë. Shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri në 2024 vlerësohen 4.8 miliardë dollarë, ose 4.5 miliardë euro. Ndërsa shpenzimet e turistëve vendas në Shqipëri, 980 mln dollarë, ose 950 mln euro.

“Është një lëvizje e tërë ekonomike, janë ata që prodhojnë ushqim, gjithfarëlloji gjërash e shërbimes për keta thuajse 12 milion njrëz që kalojnë këtu, janë masivisht turistë që rrijnë dhe shpenzojnë këtu. Nga kjo ka ardhur edhe rritja e pagave në sektoret e turizmit”, shtoi kryeministri.

Të ngjashme
Lajme • 27 Mars 2025