Lajme
Turistët italianë me “huq” të keq, s’paguajnë faturën e drekës as në Maltë
Demokracia
10:42 | 30 Gusht 2023

Share:

Duket se turistët italian kanë një “huq” të keq, të largohen nga restorantet pa paguar. Pas Shqipërisë, “skema” përsëritet në Maltë.

Lajmi është bërë i ditur nga madiat italiane të cilat kanë shkruar se pas sikletit në Shqipëri, ku ishte kryeministrja Meloni ajo që pagoi faturën nga xhepi, këtë herë grupi i italianëve nuk pagoi në Maltë. Ngjarja ndodhi në Msida më 25 gusht. Por këtë herë “dinakët” nuk ia kanë dalë dot.”

Me justifikimin e pirjes së një cigareje, grupi i të rinjve u ngrit nga tavolina në «Pasta & Co» dhe u largua.

Ata u arratisën ndërsa fatura prej 100 eurosh mbeti e pa paguar.

Një nga pronarët, një italian, njohu theksin sicilian të klientëve, ndaj kontaktoi gazetat lokale për të gjetur fajtorët. Dhe lëvizja u shpërblye.

Babai i njërit prej të rinjve, që u larguan nga restoranti, njohu të birin nga gazetat, pavarësisht se fytyra e tyre ishte e mbuluar.

“Ai më telefonoi duke më kërkuar të dhënat e mia për të paguar shumën e duhur”, thotë pronari i restorantit për Corriere.

Më tha se djali i tij u pendua menjëherë. I thashë se e vlerësoja shumë gjestin e tij, se ishte njeri i ndershëm dhe baba shembullor, por nuk kishte nevojë të shlyente një faturë 100 euro.

Por ai vazhdoi të insistonte, ndaj i propozova t’ia dhuroja shumën Arkës, një organizatë në ishullin Gozo që kujdeset për personat me aftësi të kufizuara. Ideja ime i bëri shumë përshtypje dhe në fund më telefonoi duke më njoftuar se kishte dhuruar 250 euro.

Të ngjashme