Lajme
Turbullohet uji në Liqenin e Badocit, reduktime në Prishtinë, Fushë Kosovë e Obiliq
Demokracia
20:28 | 15 Janar 2021

Share:

KRU “Prishtina” ka njoftuar se nga sonte do të reduktojnë prodhimin e ujit në fabrikën e Badocit, për shkak se rreshjet e fundit kanë bërë që uji në Liqenin e Badoci të jetë i turbulluar mbi nivelet e pranueshme, raporton Kosovapress.

Për këtë arsye, që nga sonte një pjesë e Prishtinës, si dhe Fushë Kosova e Obiliqi sonte, e premte, nga ora 19:30 do të mbesin pa ujë të pijshëm.

Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se Fabrika e trajtimit të ujit “Badoc” nga sonte në ora 19:30 do të zvogëlojmë dukshëm trajtimin e ujit në këtë fabrikë.

“Arsyeja e reduktimit të prodhimit të ujit në këtë fabrikë është niveli i lartë i turbullirës që u shfaq tash, pas reshjeve atmosferike që mbushën këtë liqe mbi 3 metra me ujë”, thuhet në njoftim.

Nga ky reduktim në prodhim, nga sonte në ora 19:30, do të afektohen këto zona: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Matiqani, Bregu i Diellit, pikat e kryeqytetit si: Tophanja, Dardania, Ulpiana dhe qendra e qytetit, pastaj qyteti i Fushë Kosovës dhe Obiliqi, njofton KRU “Prishtina”.

Të gjitha këto zona pritet që të mbeten pa ujë nga ora 21:00 e të premtes.

Të ngjashme