Lajme
Tumor 7 cm, realizohet me sukses ndërhyrja e vështirë, mjekët në Tiranë i shpëtojnë jetën 35-vjeçares
Demokracia
08:52 | 14 Prill 2023

Share:

Një ndërhyrje e vështirë është realizuar me sukses në pavionin e Mjekësisë Interne, ku është kryer një ndërhyrje e rradhë.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila teksa ka ndaë një video, shkruan se i është shpëtuar jeta një vajze 35 vjeçare.

Vajza ësht diagnostifikuar me një tumor 7 cm të mbiveshkores së majtë, 35 vjeçarja u përgatit në pavionin e Mjekësisë Interne në mënyrë që të stabilizohej, dhe më pas, ekipi multidisiplinar i mjekëve realizoi ndërhyrjen, e cila rezultoi me sukses.

Postimi i plotë:

Histori suksesi!

Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh, një vajzë e re 35-vjeçare, ka dalë me sukses nga një ndërhyrje e rrallë, falë koordinimit të shkëlqyer të ekipeve mjekësore për diagnostikimin, trajtimin dhe operacionin e shkallës së lartë të vështirësisë.

FBI Arrests Air National Guardsman in Leaked Documents Probe
Keep Watching

Pasi u diagnostikua me një tumor 7 cm të mbiveshkores së majtë, 35 vjeçarja u përgatit në pavionin e Mjekësisë Interne në mënyrë që të stabilizohej, dhe më pas, ekipi multidisiplinar i mjekëve realizoi ndërhyrjen, e cila rezultoi me sukses.

Punë e shkëlqyer e Prof. Arben Gjata, Prof. Krenar Lila, Prof. Mihal Tase, Prof. Margarita Gjata, Dr.Dritan Reovica, Dr.Ardit Kaçani, Dr. Pranvera Shkëmbi dhe infermieret: Manada Cani, Mirjana Mema, Aida Hajro, Albana Qefalia.

Të ngjashme