Kuriozitete
Tufa e majmunëve sulmojnë fëmijën në plazh, babai e mbron duke i goditur me grushte
Demokracia
09:32 | 29 Mars 2023

Share:

Çifti influencer Riley Whitelum, 38 vjeç dhe Elayna Carausu, 29 vjeç, ishin në Tajlandë me fëmijët e tyre Lenny, pesë vjeç dhe Darvin, një vjeç, kur vizituan një plazh të njohur për praninë e tufave të majmunëve në ishujt Ko Phi Phi.

Sapo mbërritën në mëngjes, Riley u përpoq të tërheqë kafshët për t’ua treguar fëmijëve të tij, por pa sukses.

Në perëndim të diellit majmunët u afruan më pas, duke synuar, siç ndodh shpesh, të rrëmojnë në një çantë duke kërkuar ushqim ose sende për të marrë.

Kur ai arriti të merrte çantën në të cilën kishte pasaporta, telefon dhe para, një majmun u hodh drejt tij dhe më pas ndaj djalit të tij njëvjeçar.

Whitelum arriti të merrte Darvinin e vogël, i frikësuar dhe duke qarë, duke goditur majmunin me grusht.

Më pas ai u përpoq të merrte çantën, por ju vërsulën e gjithë tufa e majmunëve.

Më në fund 38-vjeçari arriti të merrte sendet e tij, por jo pa pasoja.

“Ja, kjo është shenja e dhëmbit të një majmuni,” thotë ai duke mbajtur një dorë të gjakosur dhe më pas shton, “Më vjen keq që godita me grusht një majmun, por ata sulmuan Darvinin. Ishte e frikshme. Asnjë nga njerëzit e tjerë në plazh nuk më ndihmoi “.

Familja më pas shkoi në qytetin lokal për të bërë vaksinat kundër tërbimit dhe mjekët u treguan se çdo ditë presin të paktën dy raste me kafshime majmuni.

Dyshja pranuan se nuk bënë “asnjë kërkim” përpara se të niseshin për në plazh, dhe nëse do ta dinin se ishte i famshëm për sulmet e majmunëve, ata nuk do të kishin shkuar.

 

Të ngjashme