Trajneri Thomas Tuchel ka refuzuar transferimin e Cristiano Ronaldos te Chelsea këtë afat kalimtar të verës.
Kështu ka raportuar të enjten gazetari italian, Fabrizio Romano, përcjell Demokracia.com.
Sipas njërit prej gazetarëve më të besuar në botë për merkato, agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes ka pasur bisedime me pronarin e Chelseat Todd Boehly, por vendimi përfundimtar ka qenë në dorën e Tuchel.
“Thomas Tuchel ka vendosur kundër nënshkrimit të Cristiano Ronaldos, siç qëndrojnë gjërat. Jorge Mendes pati bisedime me Todd Boehly, por vendimi përfundimtar ka qenë gjithmonë në dorë të menaxherit”, njofton Romano në Twitter.
Thomas Tuchel has decided against Cristiano Ronaldo signing, as things stand. Jorge Mendes had talks with Todd Boehly but final decision has always been up to the manager. ? #CFC
Chelsea are now focused on different deals – Tuchel isn’t keen on signing Cristiano. pic.twitter.com/Fa19FcPhNX
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 14, 2022
Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Manchester United këtë afat kalimtar të verës, derisa një nga destinacionet ishte përfolur te jetë Chelsea./Demokracia.com/