Drejtuesit e Chelseat patën një takim me Romelu Lukakun, ku u vendos që ai nuk do të largohet dhe do të qëndrojë në skuadër për të tentuar që të kthehet protagonist përsëri.
Lidhur me këtë temë ka folur dhe trajneri i londinezëve, Tomas Tuchel. Ai u shpreh i lumtur që belgu është kthyer në ekip, por dha dhe një koment për deklaratat e tij të para disa ditëve.
“Jam i lumtur që e morëm shtruar situatën. Lukaku kërkoi falje dhe është kthyer me ekipin. Ne donim që ta sqaronim që ai nuk e bëri me vetëdije. Është hera e parë që Lukaku i bën këto gjëra. Nuk ka pasur asnjëherë një sjellje të tillë ndaj klubit.”
Deklaratat e Lukakut, ku u shpreh që nuk ndihej mirë në Angli dhe donte të rikthehej tek Interi, bën xhiron nëpër media. Megjithatë situata duket se është qetësuar mes lojtarit dhe klubit. /Demokracia.com