Sport
Tuchel konfirmon lajmin aspak të mirë për Chelsean: Ylli i ekipit infektohet me COVID-19 para duelit me Juventusin
Demokracia
15:42 | 28 Shtator 2021

Share:

Mesfushori francez, N’Golo Kante do të mungojë për Chelsean në përballjen kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Lajmin e ka dhënë vetë trajneri i “Bluve” të Londrës, Thomas Tuchel në konferencë për gazetarë, shkruan Demokracia.com.

Kante ndodhet në izolim për shkak se rezultoi pozitiv me koronavirus.

Duke para rëndësinë e Kantes në fushë, mungesa e tij do të jetë e madhe për kampionët evropian ndaj gjigantit italian.


Kujtojmë se edhe “Zonja e Vjetër” do të ketë mungesa siç është ajo e Dybalas e Moratës.

Juventusi dhe Chelsea do të jetë ballë për ballë të mërkurën në stadiumin “Allianz” në Torino. /Demokracia.com

Të ngjashme