Sport
Tuchel: Humbje e rëndë nga Reali, njëjtë mund ta pësojmë edhe në Madrid
Demokracia
10:04 | 07 Prill 2022

Share:

Thomas Tuchel nuk e ka përjetuar aspak mirë humbjen nga Real Madridi në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

“Blutë” e Londrës pësuan 1:3 nga “mbretërit” në një ndeshje ku shkëlqeu sulmuesi francez, Karim Benzema që regjistroi “het-trik”, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel pas ndeshjes në deklaratë paralajmëroi skuadrën e tij se edhe në Bernabeu mund t’i presë historia e njëjtë.

“Është një humbje e rëndë. Ishte një nga pjesët e para më të këqija që kam parë nga ne në Stamford Bridge”, ka thënë Tuchel për BT Sport.

“Individualisht dhe si ekip nuk mjaftonte. Ishte larg standardeve tona dhe kështu humbisni ndeshjet. Gjithmonë mund të ktheheni dhe ta fitoni atë, por kur e vrisni lojën vetë pas 45 minutash, është gjithnjë e më e vështirë”.

“Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të humbasim në Southampton dhe më pas do të na godasin në Bernabeu”, shtoi tekniku gjerman./Demokracia.com/

Të ngjashme