Sport
Tuchel e dëshiron me çdo kusht Brojën, Chelsea dhe West Ham vazhdojnë negociatat – Romano jep detaje
Demokracia
15:32 | 20 Korrik 2022

Share:

Gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë detaje të reja në lidhje me të ardhmen e sulmuesit shqiptar, Armando Broja.

Romano ka raportuar se Chelsea dhe West Ham United janë në negociata për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, përcjell Demokracia.com.

Bëhet e ditur se Armando Broja nuk do të huazohet, por po diskutohet vetëm transferimi i përhershëm.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel po kërkon me ngulm qëndrimin e Armando Brojës.

“Chelsea dhe West Ham janë ende në negociata të drejtpërdrejta për marrëveshjen me Armando Broja. Chelsea tani po lufton për të mbajtur Armandon, Tuchel është një tifoz i madh – dëshiron që ai të qëndrojë”.

“West Ham ende po shtyn. Nuk më është thënë se nuk ka mundësi për një hua, po diskutohet vetëm një lëvizje e përhershme”, raporton Romano në Twitter./Demokracia.com/

Të ngjashme