Anglia do të presë këtë të premte në mbrëmje, 21 mars ora 20:45, Shqipërinë për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Dy trajnerëve, Thomas Tuchel-it dhe Sylvinho-s u është dashur të shkurtojnë listën e lojtarëve të ftuar nga 26 në 23 për shkak të rregullorve.
Lista e Anglisë së Tuchel-it dhe e Shqipërisë së Sylvinho-s përmbante nga 26 lojtarë, dhe rregulloret detyrojnë ekipet të shkurtohen në 23, çfarë ka sjellë edhe lënien në tribunë të tre lojtarëve nga secili ekip, transmeton albanianpost.
Sipas burimeve, Sylvinho ka zjedhur të dërgojë në tribunë portierin e katërt, Simon Simoni, mbrojtësin e krahut, Andi Hadroj, dhe afrimin më të ri në Kombëtaren kuqezi, Etnik Brrutin.
Tuchel-i thuhet se ka lënë në tribunë yllin e Nottingham Forest-it, Morgan Gibbs-White, mbrojtësin e Liverpool-it, Jarell Quansah, si dhe portierin e Southampton-it, Aaron Ramsdale.
Formacionet e mundshme
Anglia: Pickford; Walker, Guehi, Colwill, Lewis-Skelly; Henderson, Rice; Foden, Bellingham, Rashford; Kane.
Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Mihaj; Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Muçi; Manaj.
Lista e plotë e Shqipërisë:
Portierët: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri.
Mbrojtësit: Ivan Balliu, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Enea Mihaj.
Mesfushorët: Ylber Ramadani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami dhe Arbër Hoxha.
Sulmuesit: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.
Lista e plotë e Anglisë:
Portierët: Dean Henderson (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton) dhe James Trafford (Burnley);
Mbrojtësit: Dan Burn (Newcastle United), Levi Colwill (Chelsea), Marc Guehi (Crystal Palace), Reece James (Chelsea), Ezri Konsa (Aston Villa), Myles Lewis-Skelly (Arsenal), Tino Livramento (Newcastle) dhe Kyle Walker (Milan);
Mesfushorët: Jude Bellingham (Real Madrid), Eberechi Eze (Crystal Palace), Jordan Henderson (Ajax), Curtis Jones (Liverpool), Declan Rice (Arsenal), Morgan Rogers (Aston Villa);
Sulmuesit: Jarrod Bowen (West Ham), Phil Foden (Manchester City), Anthony Gordon (Newcastle), Harry Kane (Bayern Munich), Marcus Rashford (Aston Villa), Dominic Solanke (Tottenham).