Lajme
Trusti përmendet në Kuvend, ja për çfarë arsye këtë herë
Demokracia
11:24 | 13 Prill 2023

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar sot nga qeveria që të sjellë në kuvend pakon e reformës pensionale, si dhe Projektligjin për Trustin.

Në një fjalim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Haxhiu ka deklaruar se qeveria e ka obligim kushtetues ta procedojë në kuvend reformën e skemave pensionale.

Haxhiu i është referuar aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për njohjen e kontributeve për punëtorët e viteve 90′-ta.

“Të sillet në këtë kuvend reforma pensionale, e cila është detyrim kushtetues për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të hequr pabarazinë ndaj pensionistëve të cilët kanë punuar gjatë viteve 90’. Është detyrim i qeverisë për të sjell në kuvend reformën pensionale”, ka thënë ai.

“Është obligim i qeverisë që ta rikthejë në kuvend edhe Projektligjin për Trustin”, ka deklaruar Haxhiu.

Të ngjashme