Lajme
Truss: Putin s’mund të lejohet të ndryshojë kufijtë ndërkombëtarë
Demokracia
20:09 | 30 Shtator 2022

Share:

Britania e Madhe ka kundërshtuar aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve në Ukrainë nga Moska.

“Putinit nuk mund të lejohet të ndryshojë kufijtë ndërkombëtarë duke përdorur forcën brutale. Ne do të sigurojmë që ai të humbasë këtë luftë të paligjshme”. Kështu deklaroi sot kryeministrja britanike Liz Truss.

Ajo theksoi se lideri rus ka vepruar në kundërshtim me me ligjin ndërkombëtar.

“Putini ka vepruar edhe një herë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar me një shpërfillje të qartë për jetën e qytetarëve ukrainas, popullit ukrainas që ai pretendon se përfaqëson.”

“Britania e Bashkuar nuk do të injorojë kurrë vullnetin sovran të këtyre njerëzve dhe kurrë nuk do të pranojë rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia si asgjë tjetër përveç territorit ukrainas”, theksoi Liz Truss.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024