Sport
Trupi i Peles, “Mbretit” të futbollit, vendoset në stadiumin e Santosit, nisin homazhet për legjendën braziliane
Demokracia
13:32 | 02 Janar 2023

Share:

Që në orët e para të mëngjesit të datës 2 janar, trupi i Pele, “Mbretit” të futbollit botëror, është zhvendosur nga spitali “Albert Einstein” në Sao Paulo, ku ai ndërroi jetë, në stadiumin e Vila Belmiro të Santosit, që i përket klubit të zemrës për të cilin luajti për shumë vite e ku mori famë botërore.

Një karvan me makina të familjarëve shoqëronte Pele në këtë udhëtim të fundit, teksa policia kishte rrethuar plotësisht stadiumin, ku që pas mesnatës ishin mbledhur me dhjetëra tifozë të cilët kërkonin që të nderonin praninë e Pele duke shpalosur flamuj gjigant të Santos dhe legjendës.

Pritet që homazhet të vazhdojnë gjatë të gjithë ditës së sotme, teksa parashikohet që më pas trupi i tij të vendoset në një mauzoleum të veçantë në “Necropole Ecumenica Memorial” e qytetit të Sao Paulos, një varrezë 14-tshe, ku legjenda Pele do të prehet në katin e nëntë.

Aty parashikohet të ndërtohet një strukturë, ku të jetë e mundur që njerëzit të vizitojnë herë pas here varrin e legjendës braziliane./Demokracia.com/

Të ngjashme