Lajme
Trupat ukrainas që u vranë duke e mbrojtur Mariupolin kthehen në Kiev
Demokracia
07:42 | 08 Qershor 2022

Share:

Trupat e vdekur të një numri ushtaresh ukrainas të cilët u vranë duke e mbrojtur portin kyç juglindor të Mariupolit kanë mbërritur në Kiev.

Këtë e kanë konfirmuar familjet e viktimave, raporton BBC.

Ata thonë se kjo ishte pjesë e një shkëmbimi me Rusinë, ku secila palë mori 160 trupa. Moska nuk ka komentuar.

Lufta e përgjakshme në Ukrainë po vazhdon në pjesën lindore.

20 për qind e territorit ukrainas është pushtuar, teksa disa porte përmes të cilave eksportohet ushqim janë bllokuar.

Të ngjashme