Lajme
Trupat e Wagner po tërhiqen nga Rostovi, televizioni i kontrolluar nga Rusia publikon pamjet
Demokracia
21:47 | 24 Qershor 2023

Share:

Zyra e presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, më herët njoftoi se lideri i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka pranuar një propozim për të “ndaluar lëvizjen e personave të armatosur të Wagner në territorin e Rusisë dhe për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të ulur tensionet”, u citua të ketë thënë Zyra e Lukashenkos nga mediat perëndimore.

Tashmë stacioni televiziv RT i kontrolluar nga shteti rus po raporton se trupat e Wagner janë duke bërë tërheqjen në Rostov, me videot e ushtarëve të Wagner që duken duke u përgatitur për t’u larguar.

Pamjet mund t’i shihni në këtë LINKtë The Guardian që po raporton në vazhdimësi për ngjarjet e sotme në Rusi.

 

Të ngjashme