Lajme
“Trupat e NATO-s janë në gatishmëri”| “The Times” ngre alarmin pas sulmit tragjik në Ukrainë
Demokracia
10:25 | 28 Qershor 2022

Share:

18 civilë mbetën të vdekur pasditen e djeshme në Ukrainë, pas një sulme me raketa nga ushtria ruse në një qendër tregtare.

Sulmi tragjik edhi në një kohë kur në Gjermani po mbahej samiti i G7, dhe liderët botërorë e dënuan ashpër këtë sulm. Teksa më herët Rusia e ka mohuar se ka shënjestruar civilët, këtë herë nuk është fshehur, megjithëse nuk ka pasur asnjë reagim pas sulmit. Sipas raportimeve, rreth 1000 civilë ndodheshin brenda godinës në momentin e sulmit, ndërsa 25 kanë marrë plagë të rënd. Edhe numri i viktimave pritet të rritet teksa 36 persona janë të zhdukur.

Ndërkohë prestigjiozja “The Times” ka ngritur një tjetër alarm, që mund ta çojë këtë konflikt të armatosur në nivele botërore. Ajo raporton se trupat e NATO-s janë në gatishmëri për të ndërhyrë në Ukrainë nëse Rusia vijon të sulmojë civilët, por nëse kjo do të ndodhte atëherë Vladimir Putin do të niste sulm ndaj çdo vendi të aleancës.

“Trupat e NATO-s janë në gatishmëri të lartë pas sulmit në qendrën tregtare Kremenchuk”, shkruan The Times.

Të ngjashme