Lajme
Trumpi shpallet fajtor për falsifikim
Demokracia
23:14 | 30 Maj 2024

Share:

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është shpallur fajtor në akuzën për ryshfet.

Ai është shpallur fajtor në të 34 akuzat që rëndonin mbi të.

Trumpi akuzohej se kishte falsifikuar të dhënat për të fshehur rimbursimet që ia kishte bërë avokatit të tij, Michael Cohen, i cili i ka paguar aktores së pornografisë, Stormy Daniels, 130 mijë dollarë në fushatën presidenciale të 2016-s, në këmbim që ajo të mos e paraqiste publikisht pretendimin se me Trumpin ka pasur marrëdhënie seksuale një dekadë më herët.

Trumpi në vazhdimësi ishte deklaruar i pafajshëm dhe kishte mohuar veprën.

Trumpi me këtë rast u bë ish-presidenti i parë që dënohet për vepër penale.

E djali i tij, Donald Trump Junior ka reaguar në rrjete sociale. Ai i ka quajtur “Gjepura” vendimet e jurisë.
Data e caktimit të dënimit është zgjedhur 11 korrik.

Të ngjashme