Lajme
Trumpi miraton ndihmën e parë ushtarake për Ukrainën
Demokracia
19:14 | 01 Maj 2025

Share:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka miratuar eksportin e parë të pajisjeve ushtarake në drejtim të Ukrainës që prej kohës kur është kthyer në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka raportuar The Times.

Administrata Trump e ka informuar Kongresin se planifikon të eksportojë pajisje të mbrojtjes ë Ukrainës përmes shitjeve të drejtpërdrejta komerciale prej 50 milionë dollarë ose më shumë.

Njoftimi u lëshua një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet e rralla ndërmjet Kievit dhe Washingtonit.

Një burim i afërt me Qeverinë ukrainase i ka thënë “The Times” se “mendon që ky është hapi i parë i vullnetit të mirë prej Trumpit pasi që ne përmbushëm atë që ai na kishte kërkuar”.

Të ngjashme