Lajme
Trump thotë se ndoshta Putini ‘nuk dëshiron ta ndalojë luftën’ në Ukrainë
Demokracia
17:24 | 26 Prill 2025

Share:

Në një postim në Truth Social pas bisedimeve të tij me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Romë, Trump tha gjithashtu se ndoshta Putini “duhet të trajtohet ndryshe, përmes ‘Sanksioneve Bankare’ apo ‘Sanksioneve Dytësore’?”.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, të shtunën kritikoi Presidentin rus Vladimir Putin për sulmet ndaj zonave civile të Ukrainës në ditët e fundit dhe tha “ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalojë luftën”.

Në një postim në Truth Social pas bisedimeve të tij me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Romë, Trump tha gjithashtu se ndoshta Putini “duhet të trajtohet ndryshe, përmes ‘Sanksioneve Bankare’ apo ‘Sanksioneve Dytësore’?”.

Fillimisht reagimi i tij niste me kritika ndaj The New York Times për trajtimin e luftës në Ukrainë.

Ai ka theksuar se pavarësisht çdo marrëveshjeje të mundshme për Ukrainën dhe Rusinë, media do të vazhdojë të flasë negativisht për të.

“Pavarësisht se çfarë marrëveshjeje bëj në lidhje me Rusinë/Ukrainën, pavarësisht se sa e mirë është, edhe nëse është marrëveshja më e madhe e bërë ndonjëherë, The New York Times do të flasë keq për të”.

Trump akuzoi gazetarin Peter Baker për mbështetje të kërkesave të redaktorëve të tij dhe për mbrojtjen e politikave të administratës Obama, të cilët, sipas tij, mundësuan që Rusia të aneksojë Krimenë pa u ndëshkuar.

Trump gjithashtu theksoi se nuk ishte ai që shkaktoi këtë luftë, por Biden dhe Obama.

Ai përmendi se, sikur ai të ishte në detyrë, lufta nuk do të kishte ndodhur dhe se është duke u munduar të pastrojë “rrëmujën” e lënë pas nga paraardhësit e tij.

Ndërsa, Rusia është gati të zhvillojë bisedime paqeje me Ukrainën “pa parakushte”, i tha Presidenti Vladimir Putin të dërguarit të SHBA-ve Steve Witkoff në një takim të premten, tha Kremlini të shtunën.

“Gjatë bisedimeve të djeshme me të dërguarin e Trump Witkoff, Vladimir Putin përsëriti se Rusia është gati të rifillojë negociatat me Ukrainën pa asnjë parakusht”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar se Putin e ka përsëritur këtë disa herë në të kaluarën.

 

Të ngjashme