Lajme
Trump tha se nëse zgjidhet sërish president do ta ndalte luftën Rusi-Ukrainë për 24 orë, Zelensky e fton ta vizitojë Kievin
Demokracia
13:00 | 20 Janar 2024

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka ftuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlald Trump, për ta vizituar Kievin, pas deklaratës së këtij të fundit se po të zgjidhet sërish president, do ta ndalte luftën Rusi-Ukrainë për 24 orë, shkruan The Independent.

Presidenti ukrainas e bër këta deklaratë gjatë një interviste me Channel 4 News, që u transmetua mbrëmë.

“Të lutem, Donald Trump, të ftoj ty në Ukrainë, në Kiev. Pra, nëse ju mund ta ndalni luftën përgjatë 24 orëve, mendoj se do të jetë e mjaftueshme për të ardhur”, tha Zelensky.

“Ndoshta Donald Trump ka vërtetë ide dhe ai mund ta ndajë atë me mua”, ka deklaruar tutje ai.

Të ngjashme