Lajme
Trump: Rusia dhe Ukraina kanë përfunduar shkëmbimin ‘e madh’ të të burgosurve – Kievi dhe Moska nuk e konfirmojnë
Demokracia
13:48 | 23 Maj 2025

Share:

Rusia dhe Ukraina kanë nisur të premten një shkëmbim të madh të burgosurish, i cili ishte rënë dakord gjatë bisedimeve të para direkte mes tyre në më shumë se tre vjet të mbajtura në Stamboll.

Sipas Reuters, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se shkëmbimi i të burgosurve ishte përfunduar tashmë, megjithatë, një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Kievi apo Moska.

“Do të hyjë në fuqi së shpejti. Urime të dy palëve për këtë negociatë,” ka thënë Trump, duke shtuar se, “kjo mund të çojë në diçka të madhe.”

Kujtojmë se pas dy orë bisedimesh gjatë javës së kaluar në Stamboll, Rusia dhe Ukraina ranë dakord të shkëmbejnë 1,000 të burgosur. Megjithatë, vendet nuk arritën të bien dakord për një armëpushim, të propozuar nga Trump.

Shkëmbimet e mëparshme të të burgosurve janë ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Të ngjashme