Lajme
Trump: Rusia dhe Ukraina do t’i fillojnë menjëherë negociatat për armëpushim
Demokracia
20:30 | 19 Maj 2025

Share:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një postim në rrjetin social “Truth Social”, ka thënë se Rusia e Ukraina do t’i fillojnë menjëherë negociatat për armëpushim, shkruan “BBC”.

Trump postoi pas një bisede telefonike afro dyorëshe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ai tha se telefonata shkoi shumë mirë.

“Rusia dhe Ukrainë do t’i fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe më e rëndësishme, t’i japin fund luftës”, ka shkruar Trump.

Ai ka thënë se biseda me Putinin ka qenë në frymë shumë të mirë.

Ka shtuar se kushtet për armëpushim do të jenë në negociatat mes Ukrainës e Rusisë, “sepse ata i dinë detajet e një negociata që askush tjetër nuk do të jetë në dijeni”.

Trump madje ka sugjeruar se bisedimet për paqe mes Rusisë e Ukrainës mund të zhvillohen në Vatikan.

“Vatikani, i përfaqësuar nga papa, ka deklaruar se do të ishte shumë i interesuar të ishte nikoqire e negociatave”, ka shkruar Trump.

Të ngjashme