Lajme
Trump për foton si Papë: Nuk kam asnjë lidhje me të
Demokracia
23:06 | 05 Maj 2025

Share:

Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur në lidhje me fotografinë e tij si Papë të bërë me AI, e cila është shpërndarë në Truth Sociale dhe nga llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në “X”.

“Katolikët e donin atë”, pohoi Trump.

“Nuk kam asnjë lidhje me të, dikush më bëri një foto të veshur si Papa dhe e hodhën në internet”, u shpreh tutje Trumpi.

“Nuk e kam bërë unë, nuk e kam idenë se nga erdhi. Nuk di asgjë për të, në fakt gruaja ime mendon se ishte e lezetshme”.

Të ngjashme