Donald Trump do të bëhet presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili nuk do të marrë pjesë në inagurimin e pasardhësit të tij, që kur Andrew Johnson trajtoi me përbuzje Ulysses S. Grant me 1869.
Ai ka pritur në ceremoni lamtumirëse Joint Base Andrews në Maryland të mërkurën në mëngjes para se të kapte një fluturim të fundit në Air Force One për të filluar jetën pas presidenciale në klubin e tij të golfit Mar-a-Lago në Palm Beach, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com
Në orët e tij të fundit si president, Trump liroi më shumë se 140 persona, përfshirë ish-këshilltarin e tij Steve Bannon i cili po përballet me akuza për mashtrim.
Po ashtu u njoftua një falje edhe për reperin Lil Wayne dhe për reperin Kodak Black dhe ish-kryetarin e Detroitit, Kwame Kilpatrick.
Në një mesazh video lamtumire të martën, Trump u bëri thirrje amerikanëve që të luten për administratën e ardhshme, megjithëse ai nuk përmendi pasardhësin e tij me emër.
Ai tha se ishte krenar për atë që kishte arritur gjatë katër viteve të fundit, duke nënvizuar marrëveshjet e tij të paqes në Lindjen e Mesme dhe rekordin e tij që gjatë kohës sa ishte presidenti nuk filloi asnjë luftë.
Por drama politike që e rrethon atë nuk ka mbaruar kurrë. Senati i SHBA pritet ta vërë në gjyq së shpejti, pas shkarkimit të tij rekord të dytë nga Dhoma e Përfaqësuesve për pretendimin e nxitjes së trazirave në Capitol.
Të martën, lideri republikan i Senatit, Mitch McConnell, tha se turma ishte provokuar nga Trump dhe ishte e përfshirë nga gënjeshtrat./Demokracia.com