Lajme
Trump: NATO u forcua gjatë mandatit tim
Demokracia
09:19 | 13 Shkurt 2024

Share:

Ish-presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë të hënën kritikat e shumta pas deklaratës së tij në lidhje me NATO-n , duke siguruar se gjatë mandatit të tij ai e forcoi aleancën.

Trump, favoriti për të fituar nominimin republikan për zgjedhjet e nëntorit, tha të shtunën se do të “inkurajonte” Rusinë të sulmonte vendet anëtare të NATO-s që nuk shpenzojnë mjaftueshëm para për shpenzimet e tyre ushtarake.

“E bëra NATO-n të fortë dhe madje edhe demokratët e majtë dhe pseudo-republikanët e pranojnë këtë”, tha ish-presidenti për Truth Social.

“Kur u thashë 20 vendeve që nuk po paguanin pjesën e tyre dhe se do të duhej të paguanin ose në të kundërt nuk do të përfitonin nga mbrojtja amerikane, ata filluan pagesat,” shtoi ai.

“Por tani që nuk jam aty për tu thënë ‘duhet të paguani’, ata kanë filluar sërish”, vazhdoi Trump.

Donald Trump, i cili ka të ngjarë të përballet me Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit, shpesh ka akuzuar  aleatët e SHBA-së në NATO se nuk i përmbushin angazhimet e tyre për shpenzimet ushtarake.

Republikani komentoi gjithashtu dje se paratë që SHBA i ka ofruar Ukrainës janë shumë më tepër se ato që ka ofruar NATO. Dhe kjo në një kohë kur në Kongres po zhvillohen negociata të vështira për lëshimin e një pakete të re ndihme për Kievin në vlerën 60 miliardë dollarë.

“Ne po ndihmojmë Ukrainën me më shumë se 100 miliardë dollarë më shumë se NATO-ja”, tha Trump.

“NATO duhet të barazojë tani”, theksoi ai.

“Përndryshe, do të jetë Amerika e para”, përfundoi ai, duke iu referuar parimit qendror të politikës së jashtme gjatë presidencës së tij.

Të ngjashme