Lajme
Trump mohon se ka kryer marrëdhënie intime me yllin e filmave për të rritur
Demokracia
16:29 | 28 Qershor 2024

Share:

Një nga gjërat e para që presidenti amerikan Joe Biden ia përmendi kundërshtarit politik gjatë debatit të mbrëmshëm në CNN, ishin problemet ligjore.

Madje Biden e cilësoi Trumpin si një “president të dënuar”, duke mos ndalur akuzat ndaj tij dhe përmendi edhe skandalin me aktoren e filmave për të rritur.

E Trump reagoi menjëherë duke pretenduar se nuk ka kryer marrëdhënie intime me një yll të filmave për të rritur.

“Krimet për të cilat jeni ende të akuzuar – dhe mendoni për të gjitha dënimet civile që keni. Sa miliarda dollarë i detyroheni në dënime civile për ngacmimin e një gruaje në publik, për kryerjen e një sërë gjërash, për seks me një yll të pornografisë, ndërsa gruaja jote ishte shtatzënë”, i thotë Biden rivalit nga radhët e Republikanëve.

Ndryshe, Trump u dënua në Nju Jork për 34 akuza për falsifikim të dhënave të biznesit në lidhje me një pagesë prej 130 mijë dollarësh për Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, për një takim të dyshuar seksual.

Të ngjashme