Lajme
Trump kritikoi Bidenin për sulmet ndaj Houthive
Demokracia
10:14 | 13 Janar 2024

Share:

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi udhëheqësin aktual të SHBA-ve, Joe Biden rreth vedimit për sulme ajrore kundër Houthi-ve të Jemenit.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump foli për vendimin e fundit të amerikanëve për të sulmuar rebelët jemenas.

“Pra, më lejoni ta kuptoj këtë. Ne po hedhim bomba në të gjithë Lindjen e Mesme. Përsëri. Unë mposhta ISIS-in atje dhe Sekretari ynë i Mbrojtjes, i cili është zhdukur për pesë ditë, po bën luftë nga laptopi i tij në një dhomë spitali”, tha ai.

Gjithashtu, Trump përsëriti kritikat ndaj administratës Biden për shkak të tërheqjes së pasuksesshme nga Afganistani dhe krizës së emigrantëve në kufirin jugor të SHBA-së.

Vendimi i Bidenit për sulmet, përveç Trumpit, u kritikua edhe nga disa përfaqësues të Partisë Demokratike në Kongresin Amerikan, raporton politico.

“Presidenti duhet të vijë në Kongres para se të nisë një sulm kundër Houthive në Jemen dhe të na përfshijë në një tjetër konflikt të Lindjes së Mesme. Ky është neni I i Kushtetutës. Unë do të qëndroj për të pavarësisht nëse ka një demokrat apo një republikan në Shtëpia e Bardhë”, shkroi ligjvënësi demokrat Ro Khanna në platformën X.

Përfaqësuesi Mark Pocan shprehu frikën se veprimet e SHBA-së në Detin e Kuq mund të krijojnë rrezik për përfshirjen e SHBA-së në një tjetër konflikt dhjetëvjeçar.

Të ngjashme