Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë në një intervistë për revistën Time se Krimeja “do të qëndrojë me Rusinë” si pjesë e negociatave të paqes me Ukrainën.
Trump akuzoi presidentin ukrainas Zelenskyy të mërkurën për zgjatjen e “fushëbetejës” duke refuzuar të dorëzojë gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme. Rusia e aneksoi ilegalisht atë rajon në vitin 2014.
Zelenskyy ka përsëritur shumë herë gjatë luftës se njohja e territorit të pushtuar si rus është një vijë e kuqe për vendin e tij.
“Krimea do të qëndrojë me Rusinë. Dhe [Volodymyr] Zelenskyy e kupton këtë, dhe të gjithë e kuptojnë se ka qenë me ta për një kohë të gjatë. Ka qenë me ta shumë kohë përpara se Trump të vinte”.
Nuk ka pasë asnjë reagim për këtë deklaratë të Trump nga presidenti ukrainas./Express/