Trump bën thirrje për një “armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor” dhe kërcënon me sanksione të tjera nëse shkelet.
Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për një “armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor” në Ukrainë, ka deklaruar presidenti amerikan, Donald Trump.
Të dy vendet do të “mbahen përgjegjëse për respektimin e shenjtërisë” së asaj që presidenti e quajti “këto negociata të drejtpërdrejta”.
“Nëse armëpushimi nuk respektohet, SHBA-ja dhe partnerët e saj do të vendosin sanksione të mëtejshme”, shtoi ai në Truth Social.
Lideri amerikan tha se armëpushimi “duhet përfundimisht të çojë drejt një Marrëveshjeje Paqeje”.
Kjo mund të realizohet “shumë shpejt”, tha lideri amerikan dhe ai do të jetë “në dispozicion menjëherë”.
Gjithashtu edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një “heshtje 30-ditore”, por thotë se ajo “duhet të jetë reale”.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktruar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.