Donald Trump është në mandatin e tij të dytë dhe të fundit si president, siç e kërkon edhe Kushtetuta Amerikane, por dikush tjetër nga familja e tij mund të drejtojë një ditë Shtëpinë e Bardhë.
Djali i madh i presidentit amerikan, Donald Trump Jr nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara.
“Ndoshta një ditë, kjo mundësi është aty”, tha 47-vjeçari gjatë një forumi ekonomik në Doha të Katarit.
Por aktualisht a është i fokusuar në bizneset e familjes së tij, të cilat I drejton që kur Donald Trump u zgjodh në krye të shteteve të Bashkuara.
Trump Jr konsiderohet si një nga figurat më të shquara në lëvizjen MAGA dhe shihet si një pasardhës i mundshëm i trashëgimisë politike të babait të tij, edhe pse më parë kishte mohuar raportet se po shqyrtonte mundësinë e kandidimit për president në vitin 2028
47-vjeçari theksoi se mandate I dytë I administratës së babait të tij është një mundësi e madhe për të krijuar prosperitet dhe zhvillim për gjithë botën.
Ai këmbënguli se mbi të gjitha është një biznesmen, të njëjtin qëndrim që ka mbajtur edhe Trump në mënyrën si ka zgjedhur t’i drejtojë Shtetet e Bashkuara.
Vetë presidenti amerikan ka nxitur herë pas here idenë se mund të kërkonte një mandat të tretë, një veprim I ndaluar nga Kushtetuta amerikane, që thotë se asnjë person nuk mund të zgjidhet president më shumë se dy herë.