Ai ka thënë se një takim ballë për ballë do të përcaktonte nëse paqja ishte e mundur.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka bërë thirrje Ukrainës që të pranojë ofertën e Rusisë për bisedime të drejtpërdrejta në Stamboll.
Ai ka thënë se një takim ballë për ballë do të përcaktonte nëse paqja ishte e mundur.
Ukraina ka deklaruar më parë se ishte gati të merrte pjesë në takim, por vetëm pasi Presidenti rus Vladimir Putin të pranonte një armëpushim 30-ditor të propozuar nga Kievi dhe aleatët e tij.
Moska dhe Kievi nuk kanë zhvilluar negociata të drejtpërdrejta që nga marsi 2022, menjëherë pasi Kremlini nisi pushtimin e tij të plotë në shkurt të atij viti.
Çastet pas mesazhit të Trump, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se do të “priste Putinin në Turqi të enjten”, pa thënë nëse do të merrte pjesë nëse Rusia nuk pranonte një armëpushim.
“Presidenti Putin i Rusisë nuk dëshiron të ketë një Marrëveshje Armëpushimi me Ukrainën, por përkundrazi dëshiron të takohet të enjten, në Turqi, për të negociuar një fund të mundshëm të GJAKMARRJES”, ka shkruar Trump në Truth Social.
“Ukraina duhet të bjerë dakord me këtë, MENJËHERË”, ka shtuar ai.
Zelensky shkroi në X më vonë se “ne presim një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm, duke filluar nga nesër, për të siguruar bazën e nevojshme për diplomaci”.