Auto&Tech
Truku viral në TikTok tregon se si mund ta transformoni makinën brenda pa paguar për një dhomë hoteli
Demokracia
18:49 | 02 Qershor 2022

Share:

Një truk me makinë nga TikTok është bërë viral pasi zbuloi se si mund ta ktheni brendësinë e makinës suaj në një shtrat në pak sekonda.

Videoja, e ngarkuar nga ylli i TikTok, victrxia, tashmë është parë më shumë se nëntë milionë herë në faqen e mediave sociale, transmeton Telegrafi.

Nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh interesimin rreth kampingut me makina dhe kursimit të parave në kostot e hotelit gjatë krizë aktuale të kostos së jetesës.

Videoja e TikTok fillon duke thënë: Doja të provoja këtë në Honda Civic timin”.

Pra, videoja tregon në fillim një burrë i cili shtriu sediljet të makinës pa mbështetësit e kokës.

Kjo duket se ndihmon sediljet të shtrihen në mënyrë të përsosur, duke krijuar hapësirë të mjaftueshme për dikë që të shtrihet sikur të ishte në shtrat.

Videoja vazhdon të tregojë përdoruesen e TikTok victrxia duke u përpjekur të provojë trukun në makinën e saj.

Ajo heq mbështetësit e kokës që gjenden në sedilje dhe i ul sediljet poshtë, duke i bashkuar me ato mbrapa.

Ndonëse ato nuk shkrihen aq shumë sikurse në shembullin e parë, por gjithsesi krijojnë një hapësirë shumë të rehatshme, në të cilën mund të shtriheni.

Ajo thotë: “Çfarë. Nuk mund ta besoj se kjo funksionoi. /Telegrafi/

@victrxia

rhonda the honda #carhacks #carbed #hondacivic #hondahacks #carmusthaves

♬ Let Me Blow Ya Mind – Eve

Të ngjashme