Sport
Tronditen Werderi e Milot Rashica, mposhten keq nga Hoffenheimi
Demokracia
19:55 | 21 Shkurt 2021

Share:

Milot Rashica me Werder Bremenin, kanë pasur një ditë të tmerrshme pasi janë mposhtur thellë nga Hoffenhemi me rezultat 4:0, shkruan Demokracia.com.

Rashica që ndeshjen e nisi si titullar luajti 69 minuta, në këtë sfidë zhgënjyese e cila duhet harruar sa më parë.

Pas kësaj humbjeje Werderi është në pozitën e 12 me 23 pikë dhe duket se edhe sivjet synim e ka mbijetesën në Bundesliga, pasi gjërat nuk janë duke ecur edhe aq mirë.

Të kujtojmë se për Rashicën kjo ishte ndeshja e dytë me radhë që luan titullar, pasi ka kohë që ka munguar për shkak të disa lëndimeve që e përcollën. /Demokracia.com

Të ngjashme