Sport
Tronditet Premierliga: Për shkak të kartonit të kuq gjyqtari anglez kërcënohet me vdekje
Demokracia
16:14 | 08 Shkurt 2021

Share:

Gjyqtari anglez Mike Dean ka kërkuar nga federata angleze mos të delegohet këtë fundjavë, pasi ai mori fyerje dhe kërcënime me vdekje në rrjetet sociale pasi përjashtoi dy futbollistë në dy ndeshje të ndara, shkruan Demokracia.com.

Dean është kritikuar ashpër për përjashtimin e lojtarit të West Ham, Thomas Soucek në sfidën ndaj Fulham që u mbyll me barazim 0:0. Ky ishte kartoni i dytë i kuq pas vetëm katër ditëve pasi kishte përjashtuar mbrojtësin e Southamptonit,  Jan Bednarek në ndeshjen kundër Manchester Unitedit.

Pas marrjes së një kartoni të kuq, Bednarek ishte dëgjuar duke i thënë gjyqtarit: “Martial tha se nuk ishte faull”. Në të dyja rastet, Dean vendosi t’u tregojë lojtarëve karton të kuq pasi u këshillua të rishikonte incidentet në VAR.

Të dy kartonët e kuq u anuluan nga disiplinori pas ankesave të klubeve, kështu që Dean doli të ketë gabuar bukur rënd. Familja e gjyqtarit 52-vjeçar gjithashtu mori kërcënime, të cilat u raportuan në polici dhe kjo duket mjaft shqetësuese. /Demokracia.com

Të ngjashme