Sport
Tronditet Milani, gjigantët e Evropës ofrojnë 120 milionë euro për yllin e skuadrës
Demokracia
14:34 | 25 Maj 2022

Share:

Pas ‘jo’-së së Mbappe për Real Madridin, janë shfaqur disa lojtarë që mund të mbërrijnë te “Los lancos” për të harruar zhgënjimin e madh të tratativës me sulmuesin francez.

Një prej tyre është Leao, lojtari portugez 22-vjeçar që luan për Milanin. “Gazzetta dello Sport” siguron se interesimi i Real Madridit për Leaon është shumë i fortë dhe se po përgatit një ofertë prej 120 milionë eurosh për ta marrë luzitanin.

Mediat italiane sigurojnë që klauzola e përfundimit të kontratës së lojtarit kuqezi është 150 milionë euro dhe Milani jo vetëm që nuk dëshiron ta shesë Leaon, por ka në plan ta rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2026. Leao ka lindur më 10 qershor 1999 në Almada, Portugali.

Ai është një sulmues që mund të veprojë edhe si ‘9’ dhe si anësor. Leao e filloi karrierën te Sporting Portugal, u transferua te Lille dhe në vitin 2029 nënshkroi për Milanin, duke firmosur një kontratë 5-vjeçare. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024