Një lajm aspak i mirë ka ardhur për Marseillen dhe tifozët e flaktë të tij.
Stadiumi i skuadrës me traditë në Francë “Velodrome” është nxjerrë në shitje, kjo pas problemeve të mëdha financiare që po përballet komuna si pasoj e COVID-19.
Siç ka bërë të ditur calcionanza.it, çështja e shitjes është ngritur edhe në të kaluarën, por këtë herë ka ardhur lajmërimi zyrtar.
Kryebashkiaku i Marsejës, Benoit Payan, ka thënë se shitja e “Velodrome” mund të jetë një zgjidhje e mirë për të
rregulluar financat e qytetit, të rënduara nga borxhet.
“Dua ta shes stadiumin sepse kushton shumë para. Dua ta shes sepse është një lëmsh financiar. E kam thënë kur isha në opozitë. Do ta bëjë nëse do të gjej një blerës. Stadiumi nuk mund të mbahet më”, ka thënë Payan në një lidhje direkte në Facebook. /Demokracia.com