Sport
Tronditet klubi i madh hungarez, lojtari më i mirë nuk pranon të luajë pasi trajneri është rus
Demokracia
17:28 | 02 Mars 2022

Share:

Në ish-ekipin e Myrto Uzunit, ku lojtari shkëlqeu dhe mori transferimi te Granada, Ferencvaros, i ka ardhur një tronditje e madhe.

Situatë tërësisht e pazakontë teksa prej disa kohësh si trajneri i ri i kampionëve hungarez ka ardhur rusi Stanislaë Czerczesoë.

Tanimë ky trajner duhet të bëj plane pa lojtarin më të rëndësishëm të Ferencvarosh, Oleksandr Zubkov që është nga Ukraina.

Sipas raportimit të mediave atje, vetë futbollisti ka kërkuar që të ndërpres çdo kontakt të mundshëm të bashkëpunimit me trajnerin e tij, të paktën deri në momentin që të marrë fund lufta në Ukrainë.

Ndërkohë klubi është munduar që të “zbukurojë” disi vendimin duke mos treguar gjithë vërtetën.

Sipas tyre, Zubkov nuk është i gatshëm për këto takime pasi nuk është në gjendje që të fokusohet në ndeshje./Demokracia.com/

Të ngjashme