Lajme
Tronditëse, nëna ruse i jep zemër të birit: Po bëni punë të shkëlqyer, po vrisni fashistët
Demokracia
20:50 | 21 Prill 2022

Share:

Të tjera përgjime të bisedave telefonike zbulojnë të dhëna tronditëse, nëse do të konfirmoheshin të vërteta, lidhur me nivelin e propogandës së luftës ruse që ka depërtuar deri në marrëdhënien nënë-bir.

Ndryshe nga thirrja e ditëve të para të autoriteteve ukrainase drejtuar nënave e grave ruse për të mos lejuar djemtë e burrat e tyre të vrasin e masakrojnë civilë të pafajshëm, disa përgjime të shërbimit sekret të Ukrainës, të publikuara së fundmi, dëshmojnë se janë pikërisht nënat e ushtarëve rusë të indoktrinuara nga televizioni shtetëror atje, që u japin zemër fëmijëve të tyre të vrasin e gjakosin, duke i quajtur qytetarët ukrainas fashistë.

Biseda e përgjuar (sipas autoriteteve ukrainase) mes një ushtari rus të dëshpëruar dhe nënës së tij të inatosur:

– Bir, mos u ul poshtë. Nëse do ta shihje vetëm atë që po bën, do ta dije se po bën punë të shkëlqyer atje! Mos e harro dhe thuaja të gjithëve të njëjtën gjë.

– Çfarë po bëjmë? Të vrasësh civilë dhe fëmijë?!

– Jo, ju nuk po vrisni civilë dhe fëmijë. Ju po vrisni fashistët!

Në një tjetër telefonatë të përgjuar nga SBU zbulohet morali i rënë i dy ushtarëve rusë pas vrasjes së komandantit të tyre i cili i braktisi në pyll për tre ditë:

– Udhët tona u ndanë, na braktisën dhe u larguan!

– Gjuajini dhe mbaroni!

Më herët një tjetër rast tronditës doli në dritë, ku ishte gruaja ajo që e “autorizon” burrin e saj që po lufton në Ukrainë, të përdhunojë gra ukrainase me kusht që të përdorë mjete mbrotëse:

– Ndërsa jeni atje, ju mund të përdhunoni gratë ukrainase, thjesht mos më tregoni asgjë!

– A mundem vërtet?

– Po, po ju lejoj, vetëm përdorni mbrojtje!

Ushtarët rusë duket se kanë përdorur linja të pasigurta për të folur me të afërmit e tyre, duke lejuar shërbimet e inteligjencës ukrainase të përgjojnë telefonatat dhe të publikojnë detaje tronditëse në media e rrjete sociale.

Të ngjashme