Lajme
Trondit këshilltari i Kurtit, Bekim Qoku | Del kundër ligjit që gjuhën shqipe e zyrtarizon në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
19:48 | 07 Dhjetor 2024

Share:

Vetëm pak ditë para se Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut të shpall Aktgjykimin për ligjin që gjuhën shqipe e ka bërë gjuhë zyrtare në këtë shtet, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, ka tronditur me një qëndrim skandaloz.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet që me 11 dhjetor të shpallë Aktgjykimin për Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nenin 2 të tij.

“Ligji për gjuhët është zgjidhje e gjymtuar, e shpërfytyruar për përdorimin e gjuhës shqipe. Ta mbrosh këtë ligj që nënçmon e përçmon gjuhën shqipe kaq ulët, që të emërton si shifër 20%, që të trajton si pakicë baraz me pakicat tjera me 1 apo 2 përqind popullsi, është krim politik, denigrim moral, përbaltje e sakrificës së të parëve. Ta mbrosh këtë ligj, është të kënaqesh me pak, me thërrime. Ta mbrosh këtë ligj me këmbëngulje, është të mbrosh dështimin politik”, ka shkruar Qoku në rrjetin e tij social, Facebook.

11 JANAR 2018 – LIGJI PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE: GJUHA SHQIPE – GJUHË ZYRTARE

Më 11 janar të vitit 2018, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kishte miratuar me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Ligjin për Përdorimn e Gjuhëve, por seanca ishte bojkotar nga deputetët e opozitës maqedonase të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, e cila e cilësonte këtë ligj si antikushtetues, shkruan Demokracia.com.

Pas Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001 që i kishte dhënë fund luftës në Maqedoninë e Veriut, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, që e bënë gjunën shqipe si gjuhë zyrtare në këtë shtet, llogaritet sukesi tjetër i madh i Ahmetit.
Sipas nenit 1, paragrafit 2, të Ligjit për Përdorimin e Gjuëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përveç gjuhës maqedonase, “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj”.

Ky paragraf bëhet edhe më i fuqishëm nga paragrafi pasues që parasheh përdorimin e gjuhës shqipe në të githa organet e pushtetit shtetëror në këtë shtet.

“Në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, entet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë që kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj është edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabeti i saj, në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj”, thuhet në pragrafin 3 të nenit 1 të këtij ligji.

QOKU FOLI SI SHEFI I TIJ, ALBIN KURTI

“… në Maqedoninë e Veriut nuk mund të thuhet që na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po u rrezikoka sepse kjo nuk është e vërtetë”.

Kjo është gënjeshtra e madhe e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e dhënë më 18 nëntor 2014, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, kur është pyetur për debatin e kohëve të fundit në Shkup lidhur me cenimin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe mundësinë e shfuqizimit të disa neneve të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut.

Përveç se deklarata e Kurtit përmban të pavërteta, kryeministri i Kosovës është munduar të zhvlerësojë arritjen e madhe të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut nën drejtimin e Ali Ahmetit, ish-prijës i UÇK-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.
Pra, sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, përveç gjuhës maqedonase, edhe gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në këtë shtet.

Kurti ka lënë të kuptohet se beteja në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë nuk është edhe aq e rëdësishme, pasi që “nuk mund të thuhet se shqipja ka qenë ndonjëherë gjuhë zyrtare dhe tani po rrezikohet”.

“Së pari me çfarë kam kuptuar unë kjo është një çështje e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. Pasi tri dispozita të ligjit për përdorimin e gjuhëve janë dërguar te Komisioni i Venecias, dhe këto tri dispozita paradoksalisht nuk janë vu në jetë nuk janë zbatuar në të kaluarën dhe tash i përket Kushtetueses që ta vlerësoj. Por dua ta theksoj një gjë, në Maqedoni të Veriut nuk ka ligj për përdorimin e Gjuhës Shqipe dhe nuk ka pasur as në të kaluarën. Ekziston ligji për përdorimin e gjuhëve që e përmend shifrën 20 për qind por ai nuk është ligj për përdorimin e gjuhës shqipe por për përdorimin e gjuhëve. Duhet të presim për një vendim të drejtë të Kushtetueses atje, i cili nuk bën përjashtime as diskriminim dhe i cili e respekton shumë gjuhësinë që ekziston në Maqedoninë e Veriut… Por në Maqedoninë e Veriut nuk mund të thuhet që na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po u rrezikoka sepse kjo nuk është e vërtetë, ne dëshirojmë marrëdhënie shumë të mira fqinjësore, pro ka edhe organe tjera të shtetit që i marrin vendimet e tyre”, ka thënë Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme