Aktorja e njohur turke, Melissa Dongel, e cila luan në serialin Elif, zbuloi se babai i saj e përdhunoi dhe e rrahu atë, në moshën 15-vjeçare.
Rrëfimi tronditës i aktores ka arritur majën e ajsbergut në Turqi, pasi është një vend ku incidentet e abuzimit apo edhe vrasjes së grave janë një dukuri e përditshme, ankesat publike si Dongel vijnë për të konfirmuar statistikat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Sipas statistikave 38% e grave në Turqi janë viktima të dhunës të paktën për një herë në jetën e tyre. 21-vjeçarja zbuloi se babai i saj e ka përdhunuar dhe e ka rrahur që kur ishte 15 vjeç. Në fakt, siç bëri të ditur, nëna e saj nuk e besoi në fillim dhe kur ajo më në fund e kuptoi të vërtetën, ai i kërkoi asaj që të mos i thoshte asgjë askujt.
Dhuna në familje dhe vrasja mbetet një problem akut në Turqi dhe sipas We Will Stop Femicide, në vitin 2020 të paktën 300 gra u vranë në vend, i njohur ndërkombëtarisht si femicide. Në fakt, ka raste në të cilat 171 prej tyre më pas i cilësuan vetëvrasje, me autorët që lëviznin lirshëm.
Shoqata ” Strehimore e Grave, Çatia e Purpurt”, me qendër në Stamboll me qëllim të luftimit të dhunës ndaj grave, thotë se: “Në një sistem drejtësie në të cilin në vendin e parë burrat kanë shumë krime ndaj grave duke rezultuar në pafajësinë e të akuzuarve. Për të “shpjeguar” “vetëvrasjen”, policia shpesh vëren në dosje se “viktima po përjetonte probleme psikologjike”.
Duhet të theksohet se aktorja foli hapur për të kaluarën e saj të tmerrshme me rastin e përpjekjes së saj për të kërkuar kujdestarinë e motrës së saj të mitur nga babai i saj.
Babai, një “përbindësh” ka qenë në burg për katër vitet e fundit, duke vuajtur dënimin për abuzimin që ai i bëri ndaj vajzës së tij dhe gruas së tij. Ndërsa ëna e saj jeton në Rusi.
Aktorja e re po merr mbështetje psikologjike, për një kohë të gjatë, në mënyrë që të kapërcejë traumën e lënë asaj nga përvoja e saj makth e abuzimit.
Çështja është përshkallëzuar dhe ka sensibilizuar shumë raste të abuzimit seksual në Turqi, që të ngrenë zërin dhe të ndëshkohen