ShowBiz
Trixa “ironizon” me ndjekësit që e quajnë Behigje
Demokracia
19:56 | 24 Maj 2022

Share:

U komentua shumë se këngëtarja Beatrix Ramosaj, në të vërtetë emri i saj nuk është i tillë.

“Behigje”, shkruhej në media se është emri i këngëtares, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas publikimit të lajmit reaguan mamaja dhe vëllai i Beatrix Ramosajt, Antigone dhe Alban Ramosaj.

Por së fundmi edhe vetë këngëtarja ka vendosur të reagojë në lidhje me të gjitha lajmet që qarkulluan për emrin e saj.

Përmes një statusi në Twitter, ajo ka ironizuar edhe ndjekësit, të cilët shpesh nëpër komente e etiketojnë me emrin “Behigje.”

“Behigje, Tixhe. Më jepni më shumë”, shkruan ajo në statusin e saj, ndërsa nuk kanë munguar komenetet nga ndjekësit e saj në rrjetin social.

Të ngjashme
ShowBiz • 22 Maj 2025