Sport
Triumfon Real Madrid, ndizet lufta për titull në La Liga
Demokracia
22:56 | 20 Shkurt 2021

Share:

Real Madrid e a shfrytëzuar shumë mirë dështimin e Atletico Madrididt, për t’u afruar tash në vetëm tri pikë afër vendit të parë, shkruan Demokracia.com.

Skuadra e Zinedine Zidane e ka mposhtur sonte Valladollidin me rezultat minimal për t’i marrë pikët e plota të cilat e afrojnë shumë te vendi i parë të cilin e mbanë Atletico, por që ka një ndeshje më pak.

Ka qenë Casemiro që ka shënuar gol me kokë për t’ia siguruar një fitore të mundimshme Real Madridit i cili në këtë sfidë hyri me shumë mungesa.

Renditjes i prinë Atletico me 55 pikë, ndërsa i dyti është Reali me 52 pikë i ndjekur nga Barcelona që ka 46 por ka dy ndeshje më pak. /Demokracia.com

Të ngjashme