Barcelona më në fund mund të buzëqeshë. Skuadra katalunase ka shënuar sonte fitore në ndeshjen e mbetur në La Liga duke e mposhtur Elchen me rezultat 3:0, shkruan Demokracia.com.
Lionel Messi ka shkëlqyer me dy gola në këtë sfidë, ndërsa një tjetër e shënoi Jordi Alba.
Me këtë fitore Barcelona rikthehet në pozitën e tretë me 50 pikë, por që ende është larg vendit të parë, të cilit e mban Atletico Madrid me 55 pikë e që e ka një ndeshje më pak.
Gjithsesi, ky triumf sadopak mund t’i jap qetësin trajnerin Ronaldo Koeman që po kalon momente aspak të mira në bankinën e Barcelonës. /Demokracia.com