Sport
Triumfi në Kupën e Botës, flet trajneri i Argjentinës
Demokracia
19:15 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Pas shumë e shumë vitesh në kërkim, Argjentina e ka fituar Kupën e Botës “Katar 2022”, duke triumfuar në finale kundër Francës vetëm pas penalltive.

Kombëtarja nga Amerika e Jugut triumfoi 4:2 pas penalltive, pasi 120 minutat e takimit u mbyllën 3:3, raporton Demokracia.com.

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni pas ndeshjes ka thënë se ky është moment historik.

“Dua t’u them njerëzve të kënaqen sepse ky është një moment historik”, ka thënë Scaloni, njofton faqja zyrtare e FF të Argjentinës, transmeton Demokracia.com.

“Jam krenar. Jam më pak i emocionuar se ditët e tjera por sot jam i lirë. Kjo skuadër më bën vetëm krenarë, është e gjitha e tyre”, ka deklaruar ai.

Ky është trofeu i tretë i Kupës së Botës në histori për Argjentinën, ndërsa i pari për shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024