Sport
Triumfi i Verstappen mbeti nën hijen e aksidentit të frikshëm të Leclerc në Francë
Demokracia
18:59 | 24 Korrik 2022

Share:

Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Francës pas gabimit të pilotit të Ferrarit Charles Leclerc u përplas në xhiron e tetëmbëdhjetë ndërsa ishte në krye.

Gara më pas u bë e lehtë për kampionin e botës, i cili arriti fitoren e shtatë të vitit 2022 përballë pilotit të Mercedes Leëis Hamilton dhe shokut të tij të skuadrës George Russell. Sergio Perez e mbylli garën në vendin e katërt.

Një e diel për t’u harruar për Charles Leclerc, i cili ka marrë të gjitha përgjegjësitë për gabimin që i kushtoi pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull.

“Nuk mund të bëj gabime të tilla, jam në një nivel të lartë dhe kjo është e papranueshme. Nëse do ta humb kampionatin për 32 pikë, do të jenë pikët e humbura nga unë këtu dhe në Imola”./Demokracia.com/

Të ngjashme