Lajme
Triumfi i Policisë mbi sulmin terrorist | Osmani mbetet pakëz anash, hidhet në kërkim të vëmendjes me takime politike
Demokracia
15:14 | 27 Shtator 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbetur anash në ngjarjen e 25 shtatorit në veriun e vendit, ku Policia e Kosovës triumfoi mbi sulmin terrorist të një grupi të madh serbësh të armatosur rëndë, shumica e të cilëve u lanë të ikin në Serbi.

E ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja Osmani nuk ka arritur të luajë ndonjë rol në këtë triumf të Policisë së Kosovës dhe as të marrë ndonjë vëmendje sikur kryeministri Albin Kurti. Osmani kishte ndërprerë vizitën në Nju Jork, por ajo u kthye nga Amerika e largët vetëm kur ngjarja pothuajse kishte përfunduar, shkruan Demokracia.com.

Osmani, e cila zakonisht qëndron e heshtur në ngjarje që nuk gëzojnë popullaritet, kësaj radhe është vonuar për të marrë ndonjë meritë.

Në këtë situatë, presidentja Osmani ka bërë lëvizjet e saj për t’u përfshirë në këtë ngjarje.

Në ditën e tretë pas ngjarjes, të mërkurën e 27 shtatorit, Osmani ka ftuar në takim kryetarët e partive politike parlamentare për të diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në veriun e Kosovës.

Osmani thërret në takim liderët politikë, pas sulmit terrorist në veri

Kësaj ftese i janë përgjigjur kryetarët e partive të mëdha opozitare. Osmani është takuar deri më tash me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe pritet të takohet edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin.

Nuk dihet nëse presidentja i ka ftuar në takim edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.  /Demokracia.com/

Flet Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Koha të bëhemi bashkë kundër terrorizmit, në këtë përpjekje na duhen aleatë

Flet Haradinaj pas takimit me Osmanin: Rreziku është prezent

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024